Rasti Brezovica: Ish kryetari i Shtërpcës Bratislav Nikolic lirohet nga paraburgimi, paguan 50 mijë euro dorzaninë - NACIONALE

Rasti Brezovica: Ish kryetari i Shtërpcës Bratislav Nikolic lirohet nga paraburgimi, paguan 50 mijë euro dorzaninë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish kryetari i Komunës së Shtërrpcës Bratislav Nikolic, është liruar nga masa e paraburgimit, pasi e njejta i është zëvendësuar me masën e dorzanisë prej 50 mijë eurove.

Avokati i Nikolic, Artan Qerkini, në një prononcim të shkurtër për Nacionalen, e kakonfirmuar një gjë të tillë.

“Po është liruar me vendim të Gjykatës. Paraburgimi është zëvendësuar me masën e dorëzanisë prej 50 mijë euro”, ka thënë Qerkini.

Prokuroria e Ferizajt, në dhjetor të vitit 2022 ka ngritur aktakuzë ndaj dymbëdhjetë personave, në rastin “Brezovica 1”.

Aktakuza ishte ngritur edhe ndaj ish-kryetarit të Shtërpcës, Bratisllav Nikoliq i cili është liruar tashmë nga paraburgimi.

Lajme të ngjashme