Rasti “Brezovica”: Gjykata Kushtetuese e merr një vendim të rëndësishëm për njërin nga të akuzuarit - NACIONALE

Rasti “Brezovica”: Gjykata Kushtetuese e merr një vendim të rëndësishëm për njërin nga të akuzuarit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjykata Kushtetuese e Kosovës është përgjigjur në kërkesën për vlerësimin e kushtetushmërisë së aktvendimeve të Gjykatës Themelore në Ferizaj dhe asaj të Apelit kundër Jadran Kostiq, i cili ishte paraburgosur si i dyshuar në rastin “Brezovica”.

Në vendimin e Kushtetueses vlerësohet së vazhdimi i paraburgimit të Kostiq nuk është në pajtim me standardet dhe parimet e drejtësisë, duke theksuar se vendimi i Apelit ka rezultuar me përfundime abritrare.

Përmes këtij vendimi, Kushtetuese ka konstatuar se mosvlerësimi i ligjshmërisë së paraburgimit është abitrar dhe jokushtetues. Për më shumë, përmes këtij vendimi, Kushtetuesja ka obliguar gjyqësorin që tash të vlerësoj ligjshmërinë e paraburgimit dhe jo në mënyrë paushalle të caktojë masën e paraburgimit.

Tutje, Gjykata Kushtetuese ka treguar se vendimet e dy gjykatave janë në kundërshtim me nenin 190 të Kodit të Procedurës Penale, pasi shkelet neni 29, paragrafi 4 i Kushtetutës lidhur me paragrafin paragrafin 4 dhe 5 të KEDNJ-së.

Ndryshe, siç shkroi Betimi për Drejtësi, Kostiq dyshohet për kryerjen e veprës penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprës penale”, lidhur me lëshimin e lejeve ndërtimore në Parkun Kombëtar “Sharri”.

Lajme të ngjashme