Prokuroria konfirmon rastin dhe nisjen e hetimeve ku foshnja e vdekur u fut në lavatriçe në Spitalin e Pejës
Një rast tejet tragjik dhe tepër skandaloz ku një foshnjë e vdekur është futur në lavatriçe teksa ishte e mbështjellë me çarçaf ka ndodhur në Spitalin e Pejës.
Sipas raportimeve, një grua ka sjellë në jetë fëmijën e saj në javën e 32-të për shkak të komplikimeve mjekësore.
Pas procedurës, foshnja thuhet se është hedhur në hapësirat boshe të sallës, ku më pas është përzier me çarçafët dhe është futur në lavatriçe me to nga një punonjës pastrimi.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Nacionale, zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, ndërsa ka thënë se hetimet për rastin kanë filluar.
“Rasti ka ndodhur javën e kaluar. Prokurori i krimeve të rënda ka dal në vendin e ngjarjes, rasti është në fazën e hetimit. Po i presim edhe raportet nga Inspektorati Shëndetësor”, tha ai për Nacionalen.