Rashiti ia rikujton Kurtit se rrugët bllokohen edhe në BE: Deklarata e tij përmban tone kërcënuese
Deputeti i Kantonit të Bernit, Korab Rashiti, i ka reaguar Albin Kurti, i cili sot i ka kërcënuar bizneset që po protestojnë duke i bllokuar rrugët në hyrje të Prishtinës.
Rashti ia ka rikujtuar Kurtit se rrugët bllokohet edhe në Bashkimin Evropian.
Në profilin e tij në “Facebook”, Rashiti ka shkruar se deklaratat e Kurtit përmbajnë tone kërcënues dhe përjashtues.
“‘Barrikadat i kemi hequr kudo, s’do të lejojmë të reja’– Albin Kurti. Kur shikojmë se si zhvillohen protestat në vende të tjera nEvrope dhe e krahasojmë me situatën në Kosovë, është e qartë se në Kosovo nuk ka bllokada fizike apo trazira të natyrës së dhunshme. Megjithatë, deklarata e deputetit Kurti – edhe pse në pamje të parë mund të tingëllojë si qëndrim ndaj destabilizimit – përmban një ton kërcënues dhe përjashtues, që synon të delegjitimojë një pjesë të qytetarëve të cilët po kërkojnë zgjidhje për rritjen e çmimeve që konsiderohet e tepruar dhe e papërballueshme. Ndoshta do të ishte mirë që z. Kurti të fillonte nga vetja duke e ndalur bllokadën institucionale – sepse të propozosh për herë të 23-të të njëjtën person nuk është përparim, por ngulmim i pakuptimtë. Eh bre z. Kurti, mbret i demagogjisë…”, ka shkruar Rashiti.