Rashiqi i bie pishman pas reagimeve të mëdha: Më vjen keq, i kam ngatërruar dy-tri ngjarje - NACIONALE

Rashiqi i bie pishman pas reagimeve të mëdha: Më vjen keq, i kam ngatërruar dy-tri ngjarje

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Nenad Rashiq, ministër për komunitete dhe kthim, ka komentuar deklaratën e tij për tokat e Manastirit të Deçanit.

Ai dje kishte thënë se Kurti tha që po i jep tokat për të, kurse sot, ka ndryshuar deklaratën, duke thënë se ka ngatërruar ngjarjet.

“E vërteta është që, me keqardhje po them, i kam ngatërruar këto dy ngjarje të cilat kanë qenë afër [njëra-tjetrës] dhe tash kanë kaluar tri vjet apo më shumë. Gabimisht kam thënë që lidhet me kthimin e tokës së Deçanit. Gabimisht kam bërë një permutacion duke përdorë fjalët e kryeministrit për vizitën e patriarkut në Kosovë”- tha Rashiq për Kallxo.

Deklarata e Rashiqit ka shkaktuar reagime të mëdha.

Lajme të ngjashme