Rashiq: S’ka dështuar zgjedhja e presidentit, vetëm i ka skaduar afati Osmanit - NACIONALE

Rashiq: S’ka dështuar zgjedhja e presidentit, vetëm i ka skaduar afati Osmanit

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, në një intervistë për Radio Gorazhdevac, ka komentuar situatën politike aktuale në vend.

Sipas tij, zgjedhja e presidentit të ri nuk ka dështuar, por thjesht ka skaduar mandati i presidentes Vjosa Osmani.

“Nuk do të thoja që zgjedhja e një Presidenti të ri dështoi, por mandati i Presidentit të vjetër ka përfunduar. Kjo është, së paku sipas interpretimit të juristëve mbi Kushtetutën dhe Nenin 86", tha Rashiq.

Ai shtoi se lind pyetja nëse Presidenti ka të drejtë të shpërndajë Parlamentin në këtë situatë.

“Pyetja kryesore është nëse ish-Presidentja Osmani ka të drejtë të shpërndajë Kuvendin. Sipas procedurës, pas përfundimit të mandatit, ekziston një periudhë 60-ditore për zgjedhjen e Presidentit të ri, dhe vetëm pas kësaj shpërndarja e Parlamentit do të ishte e mundur automatikisht", ka ashtuar ai.

Lajme të ngjashme