Rashiq: Serbët në Kosovë duhet ta duan edhe nënën edhe njerkën - NACIONALE

Rashiq: Serbët në Kosovë duhet ta duan edhe nënën edhe njerkën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nedad Rashiq, në një intervistë për BBC në gjuhën serbe, ka folur për pavarësinë e Kosovës e cila po shënon 15 vjetorin e saj, duke thënë se pavarësia dhe rrethanat e serbëve kanë ndikuar në jetën e serbëve.

Ministri në Qeverinë Kurti, tha se shumë serbë kanë shtetësi edhe të Kosovës edhe të Serbisë.

“Ne kemi qenë gjithmonë serbë dhe nuk ka dyshim se kush është nëna jonë, por nëse tashmë jemi të birësuar, atëherë duhet ta duam edhe njerkën edhe nënën tonë”, - tha Rashiq.

Ai foli për kujtimet e 17 shkurtit 2008, duke thënë se kjo ngjarje vuri në dukje braktisjen e instituconeve në atë kohë.

“Gjatë atyre dy muajve vazhdimisht kemi insistuar që të arrihet një marrëveshje, por ka ndodhur që deklarimi i Kosovës me vendosmërinë e shqiptarëve dhe përfaqësuesve ndërkombëtarë të bëhet sa më shpejt. Si përgjigje ndaj kësaj, ne bojkotuam punën e institucioneve, që ishte reflektim i pakënaqësisë sonë sepse nuk u arrit asnjë kompromis”, - theksoi ai.

Rashiq beson se në të ardhmën, nëse serbët themelojnë parti të moderuar politike, mund të kenë një nga postet kryesore në Kosovë.

“Të jem i sinqertë, nuk është se nuk e kam menduar kurrë se mund të ndodhë. Ndoshta kryeministri nuk është i mundur, sepse ai është njeriu i parë i pushtetit ekzekutiv, por nëse serbët e Kosovës krijojnë një subjekt politik që do të thotë të jenë të moderuar për të mbijetuar, unë vërtet besoj se ata mund të kenë një nga tre postet më të larta, postin e presidentit ose kryetarin e Parlamentit”, - shtoi ministri.

Lajme të ngjashme