Rashiq përshkruan punën me dy kryeministra: Thaçi më kishte thënë “ministri më i mirë”, Kurti s’e ka thënë ende
Gazetari i Nacionales, Vullnet Krasniqi ka realizuar një intervistë me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.
Njëra prej pyetjeve që iu bë atij, ishte edhe për dallimet dhe të përbashktat e kryeministrit Albin Kurti me ish-kryeministrin Hashim Thaçi, duke marrë parasysh që Rashiq ka punuar me të dy.
Ai ka shpjeguar një rast se si Thaçi e kishte përshkruar si ministri më i mirë, duke thënë se e përbashkta e të dyve, është që ka “autonomi të punës” në ministrin që drejton.
“Është proces i gjatë dhe nuk mund të kujtoj të gjitha detajet. Po ju tregoj çka është e përbashkët për ata dy persona. Është që me të vërtetë kam pas një autonomi të punës brenda m nistrive, dhe nuk ka ndodhë asnjëherë që gjatë mandatit, dy mandateve, me z.Thaçi që të përzihet në punët apo vendimet që kemi pasë. Bile, shumë herë z.Thaçi ka pasë, në disa takime, koktej, pasdite për shënim të përvjetorit, ndonjë feste, ka pasë një periudhë normalisht, si me thënë, Rashiqi ministri më i mirë, kështu kanë thënë atë kohë. Kam qenë atë kohë ministri më i ri, kam pasë 33 vjet, por kam dashtë një performancë profesionale dhe njerëzore për mua dhe popullin tim.” – ka thënë ai.
Duke qeshur, Rashiq ka treguar se “një gjë të tillë s’ia ka thënë ende Kurti”, por thotë se kanë një bashkëpunim të mirë edhe me të.
“Një gjë të tillë ende nuk ma ka thënë Albini. Por tash që shoh edhe nga ana, nëse mund një paralele, por shoh deri në këtë moment konsideroj që kemi një bashkëpunim, një komunikim mbi të gjitha dhe një liri të veprimit, marrjes së përgjegjësisë, së pari unë shoh përgjegjësinë, tek shumë pastaj tek privilegji që mund të jetë sikur pozitë e lartë. Besoj që do të kemi edhe më shumë kohë të bashkëpunojmë me kryeministrin, besoj pas një periudhe mund të shpjegoj më vonë. Elementi i përbashkët, lirimi i ministrave, në këtë rast mua, për veprime që janë në kompetenca të ministrive, por po ashtu inkurajim për ato ide që të zbatohet.” – është shprehur Rashiq.