Rashiq për situatën në veri: Delikate, u bëj thirrje për tolerancë e përmbajtje - NACIONALE

Rashiq për situatën në veri: Delikate, u bëj thirrje për tolerancë e përmbajtje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nenad Rashiq, ministër i Ministrisë për Kthim dhe Komunitete, ka mbajtur një konferencë për medie, ku ka folur edhe rreth situatës në veri.

Rashiq ka theksuar se në veri kanë ndodhur disa veprime të ngutshme ditëve të fundit.

“Sa i përket ndodhive të ditëve të fundit, unë mendoj që ka ardhur deri te disa veprime të ngutshme. E kemi një krizë regjionale, për gjëra kaq delikate duhet vëmendje e posaçme, kur flas për këtë flas për kryetarët e sapozgjedhur. Po e përsëris atë që ka thënë kryeministri, unë pres që ata të jenë në shërbim të qytetareve. Kur e them këtë dua të them që 95% të qytetareve kanë thënë që kjo nuk është ide e mire.” - theksoi Rashiq, raporton Koha.

Ai ka bërë thirrje për përmbajtje.

“Unë bëj thirrje për tolerancë dhe përmbajtje. Ka ndodhur ajo që ka ndodhur, tani duhet t'i ngrijmë pozicionet. Të mendohet ‘outside of the box’ dhe ta gjejmë një zgjidhje ku asnjë të mos humbë, pasi askush nuk do të dalë fitues. Unë jam në dispozicion për të gjithë, qeverinë, qytetaret që brenda kapacitetit tim dhe të Ministrisë të gjejmë një zgjidhje ta kalojmë këtë problem që nuk është dashur të ndodhë.” - ka thënë Rashiq.

Lajme të ngjashme