Rashiq lavdëron Hovenierin: Mik i vërtetë për Kosovën dhe komunitetet
Nenad Rashiq, ministër për Komunitete dhe Kthim, e ka pritur sot në zyrë ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Në lidhje me këtë vizitë, ai është pyetur në T7, duke thënë se s’ishte takimi i parë mes tij e Hovenierit.
“S’është takimi i parë. Kjo është hera e tretë apo e katërt që takohemi. Z. Hovenier është një njeri që e përkrah procesin e kthimit dhe që në takimin e parë e kam marrë një mbështetje”, tha Rashiq.
Sipas Rashiqit, Hovenier po tregohet një mik i vërtetë i Kosovës dhe i komuniteteve.
“Hovenier edhe njëherë po tregon që është një mik i vërtetë për Kosovën, por po ashtu edhe i komuniteteve”, tha Rashiq, në T7.