Rashiq i bindur: Asociacioni nuk e cenon sovranitetin e Kosovës
Nenad Rashiq, ministër për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, ka folur në lidhje me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.
Në një intervistë për RTV 21, Rashiq ka vlerësuar se Asociacioni nuk e dëmton sovranitetin e Kosovës.
Tutje, Rashiq vlerësoi se marrëveshja e Brukselit kërkon që Asociacioni të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
“Pavarësisht kritikave, unë mendoj se Asociacioni nuk e cenon sovranitetin e Kosovës. Faktori ndërkombëtar ka ritheksuar se një gjë e tillë nuk do të jetë problematike, dhe marrëveshja e vitit 2015 kërkon që Asociacioni të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës,” tha ai.