Rashiq demanton Bashën e VV-së: Kuvendi nuk është konstituuar
Kryetari i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq, ka dëmtuar kryetarin e Kuvendit, Dimal Basha, i cili ka vlerësuar se Kuvendi i Kosovës nuk është konstituuar.
Ai ka bërë me dije se seanca konstituive nuk mund të konsiderohet e përfunduar pa e zgjedhur të gjithë nënkryetarët.
Në një prononcim për Kosova Press, ai ka thënë se Kuvendi i Kosovës ende nuk është konstituuar.
“Sipas meje, Kuvendi dhe Kryesia nuk janë konstituar. Kemi disa elemente aty. E para, komuniteti serb, siç e parasheh Kushtetuta, duhet të ketë një përfaqësues, një nënkryetar në Kuvend, e kjo nuk ka ndodhur. S’kemi hyrë në procesin e përzgjedhjes, andaj unë e kam ndjerë veten të obliguar të kandidohem, pasi përfaqësimi që kemi pasur më herët s’ka qenë adekuat. Kandidati i Listës Serbe s’ka prezantuar kurrë komunitetin serb. Nga këto elemente, gjithsesi duhet të krijohen kushtet që të kandidohet një anëtar që të jetë nënkryetar në Kuvend. Kjo nuk ka lidhje me Sllavko Smiqin, Listën Serbe dhe as Nenad Rashiqin, por është një përfaqësim që ka qenë prej fillimi dhe duhet të jetë edhe në të ardhmen”, ka thënë ai.