Raportohet se Vuçiq “shpreson” që ta vizitojë Kosovën deri në fund të vitit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq raportohet të ketë shprehur shpresën për një vizitë të mundshme në Kosovë deri në fund të këtij viti.
Radio Evropa e Lirë bën të ditur se Vuçiq bëri këto deklarata në mbledhjen e bordt të Partisë Pëprarimtare Serbe (SNS).
“Ne po përgatitemi për bisedime të hënën dhe të martën, dhe pas kësaj do të shkojmë në Ohër. Më besoni se nuk e kam të qartë se për çfarë të flasim atje.” – ka thënë ai.
Ndërkohë, siç u raportua më herët Vuçiq, sot ka qëndruar në Vranjë, ku para të pranishmëve tha se nuk do ta nënshkruajë njohjen e pavarësisë së Kosovës.
“E di se për çfarë jam betuar, Kushtetutën e Serbisë dhe Ungjillin e Miroslavit. Nuk do të jem unë ai që do t'ua nënshkruajë pavarësinë e Kosovës dhe M.! Nuk ka dorëzim, ne nuk do ta njohim pavarësinë as de facto as de jure.”- është shprehur Vuçiq.