E konfirmuar: EULEX-i thotë se Sylejman Selimi nuk u intervistua: S'kemi mandat
Gazeta “Indeksonline” ka raportuar se Sylejman Selimi, ish-komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është duke u intervistuar nga ana e EULEX-it, misionit të BE-së për rend dhe ligj në Kosovë. Kjo gazetë është thirur në burimet e saj, duke raportuar se ai po intervistohet në zyrat e EULEX-it.
Ndryshe, Selimi ishte pjesë e UÇK-së, për të cilin aktivititet ishte arrestuar e akuzuar për krime lufte nga ana e EULEX-it, në atë që njihet si rasti "Drenica", ku gjykoheshin disa ish-komandant të UÇK-së. Por për këto akuza, ai ishte gjykuar i pafajshëm.
Gazeta Nacionale i ka shkruar EULEX-it për të pyetur për këtë raportim, por deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, EULEX-i nuk ka kthyer përgjigje. Po ashtu, Nacionale ka kontaktuar edhe me Tomë Gashin, avokatin e z. Selimit, por i njëjti nuk ka kthyer përgjigje, duke theksuar shkurtimisht se gazetarja "po e pengon shumë".
E përditësuar:
EULEX i ka konfirmuar Nacionales se Selimi nuk është intervistuar nga ana e tyre.
