Raportohet se Osmani ka dekoruar policin që ishte lënduar rëndë në një protestë të Kurtit - NACIONALE

Raportohet se Osmani ka dekoruar policin që ishte lënduar rëndë në një protestë të Kurtit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dekoruar me Medalje Presidenciale komandantin e Njësisë Speciale Oprative të Policisë së Kosovës, Besart Ahmeti.

Për të njëjtin, Gazeta 10 ka raportuar se ka qenë kryepolic në protestën e janarit të vitit 2015 kundër ish-ministrit serb, Aleksandër Jabllanoviq, dhe se ishte lënduar nga protestuesit e Lëvizjes Vetëvendosje.

Madje, Ahmeti rrezikonte që ta humbiste edhe shikimin dhe ishte dërguar për trajtim në Turqi, atje ku edhe ishte shëruar.

Protesta, ishte organizuar nga LVV-ja, AAK-ja dhe Nisma Socialdemokrate, të cilat atë kohë ishin opozitë.

“Për kontributin e dhënë në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës, angazhimin e drejtpërdrejtë në luftën ndaj krimit të organizuar dhe çdo lloj veprimtarie ilegale që ka synuar cenimin e sigurisë në Republikën e Kosovës.” – thuhet në dekoratën e dhënë nga presidenca.

Lajme të ngjashme