Raportohet se një kosovar është vrarë nga ish i dashuri i partneres në Gjermani
Mediat gjermane raportojnë se një kosovar 31 gjerman është vrarë në Gjermani më 7 janar pas një mosmarrëveshje që kishte filluar para banesës në Freiburg të Gjermanisë.
Sipas mediave gjermani, kosovari u vra nga ish i dashuri i partnerës së tij.
Nga hetimet e para të policisë gjermane, thuhet se i dyshuari është një 29 vjeçar gjerman.
Policia e Freiburgut njofton se 29-vjeçari bashkë me një familjara kanë shkuar të banesa e ish-partnerës së tij në ditën kur kishte ndodhur krimi.
Sipas tyre ka pasur një mosmarrëveshje dhe gjatë kësaj kohe i dyshuari papritur kishte nxjerrë armën dhe kishte qëlluar në drejtim ish-partnerës së tij, por plumbat qëlluan kosovarin.
Menjëherë ai është dërguar në spital por nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve.
Aktualisht i dyshuari është dorëzuar dhe ndodhet në paraburgim.
