Raportohet se një 25 vjeçar nga Kosova është arrestuar në Serbi
Në një grup në Facbook, i cili bënë thirrje për bojkotim të produkteve serbe, një qytetar ka njoftuar se një shtetas nga Kosova i moshës 25 vjeçare është arrestuar në Serbi.
Qytetari me emrin, Blerton Ademi ka shkruar se bëhet fjalë për një person i quajtur Tefik Sejdiu, që siç shkruan Ademi, është arrestuar nga agjen të policisë serbe.
“Policia serbe vazhdon terrorin ndaj shtetasve të Kosovës. Tefik Sejdiu i moshës 25 vjeçare u arrestua sot nga agjent të policisë serbe gjatë udhëtimit nëpër Serbi”, ka shkruar ai.
Blerton Ademi i ka thënë Nacionales se ai u arrestua gjatë pritjes në kufirin Hungari - Serbi, por që nuk e di arsyen e ndaljes së 25 vjeçarit.
"Unë jam këtu në pritje në kufirin Hungari - Serbi. E kanë ndalu, por për çka nuk e di", i tha shkurt Ademi Nacionales.
Gazeta Nacionale është duke provuar të marr informacione shtesë, dhe do iu mbaj të informuar rreth këtyre pretendimeve.

