Raportohet se nesër Rama i takon Osmanin e Konjufcën
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama raportohet se do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarin, Glauk Konjufca gjatë vizitës së tij në Prishtinë.
‘Telegrafi’ raporton se takimi me presidenten Osmani nesër prtiet të mbahet nga ora 16:00.
Ndërkohë, kryeministri Kurti refuzoi një takim me Ramën, duke deklaruar se “sheh të arsyeshme një mbledhje të përbashkët”, por jo takime të tjera.
“Unë e konsideroj të arsyeshme një mbledhje të përbashkët të dy qeverive, por jo takime të tjera.” – u shpreh ai para gazetarëve.
Vlen të theksohet se në qershor parashihej të mbahej mbledhja e përbashkët mes dy qeverive, por e njëjta u anulua.