Raportohet se Lajçak këtë javë do ta vizitojë Kosovën e Serbinë - NACIONALE

Raportohet se Lajçak këtë javë do ta vizitojë Kosovën e Serbinë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës e Serbisë, Miroslav Lajçak, pritet që gjatë kësaj jave, konkretisht nga dita e martë, të qëndroj për një vizitë në Kosovë.

Sipas raportimeve të Radio Evropa e Lirë, i dërguari i BE-së Lajçak, pritët që nesër të jetë në Kosovë.

Ndërkohë masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian (BE) ndaj Kosovës tashmë janë të konfirmuara. Megjithatë, deri tash nuk ka një zgjedhim koherent të përgjigjes së Qeverisë së Kosovës për to.

Duket se Qeveria e Kosovës nuk ka besuar se Bashkimi Evropian e kishte përnjëmend punën e ndëshkimeve.

Kjo meqë ka një mungesë përgjigjesh – që zakonisht nuk mungojnë – nga Kurti dhe vartësit e tij në qeveri e në parti.

Kryeministri foli edhe sot, dhe vazhdoi t’i quante “të padrejta” masat në fjalë.

Sigurisht, një vizitë e Lajçak do të sqaronte edhe më tej, situatën me masat e vendosura nga BE.

Lajme të ngjashme