Raportohet se Kurti është në takim me ambasadorët e QUINT-it
Kryeministri Kurti po zhvillon një takim me Ambasadorët e QUINT-it.
Kështu raporton Ekonomia Online, duke i shpërndarë edhe disa fotografi.
Kurti ka qenë përgjithësisht i heshtur në lidhje me zhvillimet e sotme dhe tensionet në veri të vendit.
Megjithatë, ai ka deklaruar pas një telefonate me kryediplomatin italian Antonio Tajani se situata duhej qetësuar.
Ndërkohë, mediumi Kossev ka raportuar se Kurti do të udhëtojë për në Bratisllavë për t’u takuar në një takim emergjent me presidentin serb Aleksandër Vuçiq.
Së fundi, QUINT-i (Mbretëria e Bashkuar, ShBA-ja, Gjermania, Italia dhe Franca) e kanë dënuar ashpër sjelljen e Kosovës në pjesën veriore të vendit.
Ndërkohë, emri i kryeministrit Kurti ishte në një panel bashkë me ndërmjetësuesin Lajçak në forumin Globsec në Bratisllavë. Ky diskutim pritej të mbahej nesër, më 30 maj.

