Raportohet se kanë përfunduar takimet në Bruksel - NACIONALE

Raportohet se kanë përfunduar takimet në Bruksel

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Takimet në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, në nivel kryenegociatorësh, raportohet se kanë përfunduar.

“Radio Evropa e Lirë” ka raportuar se takimet që nisën në orën 09:30 të mëngjesit, tashmë kanë përfunduar.

Megjithëse synim ishte të ketë një takim trilateral mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, kryenegociatorit serb, Petar Petkoviq dhe emisarit Miroslav Lajçak, një gjë e tilllë nuk ka ndodhur.

Deri në këto momente, ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur pasiqë asnjëra nga palët nuk janë prononcuar.

Ndërkohë, siç njoftoi dje zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, sot bisedimet do të fokusohen në implementimin e plotë të marrëveshjes së 27 shkurtit.

Poashtu, do të diskutohet edhe për hapat e deeskalimit të situatës në veri të Kosovës.

Lajme të ngjashme