Konferenca e Borrell raportohet të jetë shtyer për në ora 19:30 - NACIONALE

Konferenca e Borrell raportohet të jetë shtyer për në ora 19:30

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas takimit Kurti dhe Vuçiq, që aktualisht është duke u mbajtur në Bruksel, shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell ka paralajmëruar se do t’i drejtohet publikut në një konferencë për media.

Mediumi serb, Nova, ka njoftuar se paraqitja para gazetarëve e Borrell nga ora 18:00 është shtyrë në 19:30.

Kjo medie gjithashtu ka lënë të hapur mundësinë që konferenca e spanjollit mund të shtyhet përsëri.

Pak më parë, shefi i diplomacisë evropiane ka postuar disa fotografi nga takimi ku ka shkruar se shpreson në një qasje konstruktive nga palët.

Lajme të ngjashme