Raportohet se është plagosur Milan Radojiçiq
Milan Radojiçiq, i akuzuar si i përfshirë në sulmet terroriste të djeshme në Banjskë, është raportuar se ka mbetur i plagosur gjatë sulmit të mbrëmshëm ndaj Policisë së Kosovës.
Siç ka raportuar media boshnjake “Istraga”, është bërë e ditur se Radojiçiq po merr ndihmë mjekësore në Serbi.
Milan Radojičić, jedan od čelnika Srpske liste, ranjen je tokom terorističkog napada na Kosovu, saznaje @IstragaB Danas smo, u nekoliko navrata, pokušali stupiti u kontakt sa Radojičićem. Prvo je nepoznata osoba koja se javila na njegov broj telefona rekla da “nije Radojičić”,… pic.twitter.com/gqR8Nu00P3
— Istraga.ba (@IstragaB) September 25, 2023
* Gazeta Nacionale ende nuk ka arritur të verifikojë në mënyrë të pavarur raportimet.
Ndryshe, gjatë ditës edhe Ministri Sveçla, edhe Drejtori i Policisë Gazmend Hoxha, kanë thënë se vet Radojiçiq, ka qenë në mesin e personave të armatosur e të veshur, që sulmuan Policinë e Kosovës.
LAJMI NË PËRDITËSIM...
Sërish Milani: Kosova dyshon se Radojiçiq është në krye të grupit terrorist që vrau Afrim Bunjakun
Emri i tij është pothuajse në secilën veprimtari kriminale në veri të vendit. Milan Radojiçiq dyshohej për kontrabandë. Dyshohej për vrasjen e Oliver Ivanoviqit. Dyshohej për organizimin e barrikadave e sulmet ndaj Policisë së Kosovës.
Radojiçiq tashmë është në mesin e të dyshuarve kryesorë se ka organizuar grupin terrorist i cili shtiu mbi policin Afrim Bunjaku, duke e lënë të vrarë.
Po i njëjti grup u fsheh në Manastirin e Banjskës dhe aty u gjet arsenal masiv armësh, që tregonte për një plan të organizuar mirë me tentantivë destabilizimi për Kosovën.
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se Radojiçiq është i dyshuari kryesor për organizimin e këtij grupi terrorist. Kjo pasi në një nga veturat janë gjetur leje nga Serbia që ia kishte dhënë kriminelit Radojiçiqi për të përdorur disa armë.
“Në objektet brenda dhe në vetura janë gjetur harta e plane që tregojnë për organizimin e gjatë të mirëmenduar dhe bashkërenduar. Këto harta e dokumente janë dëshmi se nuk kemi të bëjmë me grupe lokale, por organizim terrorist të udhëzuar nga Beogradi. Edhe nga ekspertë vendorë e të huaj është konstatuar se për këtë organizim duhen përgatitje disa muaj. Pra nuk ka qenë diçka ad-hoc. Në këto materiale kemi gjetur dokumente të kriminelit Milan Radojiçiqi, që dëshmojnë lidhjen e tij dhe pjesëmarrjen në këtë aksion. Kjo është lista e armëve, apo leje zyrtare të institucioneve të Serbisë dhënë Milan Radojiçiq”, ka thënë Sveçla, raporton Nacionale.

Kurse, drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se Radojiçiq dyshohet të jetë përfshirë direkt në luftime.
“Një nga automjetet G-class, me targa BG 1107YY është gjetë një dokument i aplikimit të lejës për armë të personit Milan Radojiçiq, njëherit nënkryetar i Listës Serbe. I njejti është i dyshuar për përfshirje në disa vepra penale në Republikën e Kosovës. Dokumenti është i lëshuar nga autoritette serbe duke ngritur dyshimin e fuqishëm se në mesin e personave të armatosur e uniformuar ka qenë edhe vetë Milan Radojiçiq.” – ka thënë Hoxha.
Milan Rajojiçiq rezulton të jetë pajisur nga Policia e Kralevës me leje për përdorimin e gjashtë armëve të llojeve të ndryshme.
Të gjitha këto leje del t’i jenë dhënë në vitin 2017, sipas dokumentit të prezantuar nga Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, ka bërë të ditura detaje rreth aksionit ndaj grupit terrorist serb.
Hoxha ka thënë se rreh 30 pjesëtarë janë larguar në këmbë,
“Personat e tjerë të dyshuar që bazuar në pamjet e sigurisë, mund të ishin rreth 30 persona kanë arritur që të largoheshin në këmbë nga hapësirat brenda dhe përreth manastirit të Banjskës, duke lënë mbrapa automjetet e tyre, që gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, rezulton të jenë 24 automjete, një mjet i blinduar, si dhe dy motorrë me katër rrota, në brendi të të cilave automjete gjendej në sasi e madhe e armatimit të kalibrave të ndryshëm”, ka deklaruar Hoxha në konferencën e përbashkët me Ministrin Xhelal Sveçla.