Raportohet se është caktuar dita kur do të betohen tre kryetarët e zgjedhur të komunave veriore - NACIONALE

Raportohet se është caktuar dita kur do të betohen tre kryetarët e zgjedhur të komunave veriore

1 javë më parë

nga NACIONALE

Të enjten e 25 majit do të betohen kryetarët e zgjedhur të tri komunave veriore me shumicë serbe.

Kështu ka deklaruar Betim Gjoshi në një prononcim për Kosovapress.

“Me kërkesë të MAPL-së është caktuar data 25 maj për betimin e kryetarëve në tri komunat veriore në objektet publike të komunave,”u shpreh z. Gjoshi në fjalën e tij.

MAPL kadeklaruar se gjatë ditës do të dalin me një njoftim zyrtar.

Kryetari i zgjedhur i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, u betua të premten e javës së kaluar, më 19 maj.

Në Zveçan zgjedhjet i kishte fituar Ilir Peci, në Zubin Potok Ilir Peci ndërsa në Leposaviq Lulzim Hetemi.

Zgjedhjet në veri të vendit ishin mbajtur më 23 prill, përkundër bojkotimit të Listës Serbe.

Lajme të ngjashme