Raportohet se është arrestuar ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici - NACIONALE

Raportohet se është arrestuar ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mediumi shqiptar “Top Channel” po raporton se është arrestuar ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici.

Duke cituar burime të gazetares Anila Hoxha, ky medium thotë se Gjici u arrestua për korrupsion në zgjedhje.

Po ashtu, thuhet se ai është arrestuar në një local poshtë shtëpisë së tij.

Ndërkohë, deri në këto momente nuk është konfirmuar zyrtarisht arrestimi i tij.

Vlen të theksohet se Gjici u shkarkua nga detyra e tij këtë muaj, pas publikimit të një video ku ai shihej duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e tij.

Lajme të ngjashme