Raportohet se Escobar e Lajçak do të takohen me serbët në veri të Mitrovicës - NACIONALE

Raportohet se Escobar e Lajçak do të takohen me serbët në veri të Mitrovicës

4 vjet më parë

nga NACIONALE

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, së bashku me të dërguarin e Bashkimit Evoprian, Miroslav Lajçak, gjatë ditë së sotme kanë zhvilluar takime me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidenten, Vjosa Osmani.

Mediat serbe raportojnë se pas takimit të tyre me dy liderët e Kosovës, Escobar dhe Lajçak sonte do të takohen edhe më përfaqësuesit e serbëve në veri të Mitrovicës.

Dy të dërguarit e SHBA-ve dhe BE-së, gjatë ditës së djeshme janë takuar edhe me liderët e opozitës.

Lajme të ngjashme