Raportohet se është hequr ndalesa e mallrave serbe në pikën kufitare të Merdares - NACIONALE

Raportohet se është hequr ndalesa e mallrave serbe në pikën kufitare të Merdares

1 vit më parë

nga NACIONALE

Mediuma “Koha” ka raportuar që me urdhër të Ministrisë së Brendshme është hequr ndalesa e mallrave serbe për në Kosovë vetëm në pikën kufitare të Merdares.

Masa e sigurisë, shkruajnë ata duke cituar burime të veta, është zëvendësuar me “kontroll të detajuar” për maunet që hynë nga Serbia.

Një gjë e tillë nuk është kumtuar zyrtarisht nga autoritetet kosovare ndërsa Nacionale po provon të konfirmojë këtë ndryshim të masës së sigurisë për mallrat serbe.

Kujtojmë që mallrat serbe janë ndaluar të hynë në Kosovë që nga qershori i vitit të kaluar kur qenë rrëmbyer tre policë kosovar brenda territorit të Kosovës nga forcat serbe dhe nuk është hequr që atëherë.

Kosovës tash i është vendosur kusht nga Gjermania heqja e kësaj ndalese në lidhje me pjesëmarrjen në CEFTA dhe Procesin e Berlinin.

Lajme të ngjashme