Raportohet për një pauzë tjetër në takimin Kurti-Vuçiq - NACIONALE

Raportohet për një pauzë tjetër në takimin Kurti-Vuçiq

1 vit më parë

nga NACIONALE

Takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandër Vuçiq nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, po raportohet se po vazhdon ende, megjithatë, palët kanë shkuar në pauzë dhe i kanë ndërprerë bisedimet përkohësisht.

Kështu ka mësuar Radio Evropa e Lirë në lidhje me bisedimet që nisën në orën 10:30 fillimisht ato bilaterale, e më pas në pasdite edhe ai trilateral.

Vlen të përmendet se liderët patën një pauzë edhe rreth orës 17:00 dhe nuk dihet thuajse asnjë detaj tjetër rreth takimeve.

Çka tha BE-ja?

Në një konferencë të mbajtur rreth orës 15:00, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano e bëri të qartë se nuk do të jepen detaje rreth asaj që po diskutohet.

“Në fund të takimit të ditës së sotme ai do të dalë para mediave, nuk e dijmë kohën, por do t’ju informoj përmes kolegëve këtu. Me dialogun siç jemi mësuar nuk e dijmë se kur do të përfundojë, por shpresojmë që ky takim do të përfundojë dikur pasdite apo në mbrëmje.– ka thënë ai.

Ndonëse u raportua se përfaqësuesi i Lartë, Josep Borell do të mbajë konferencë për media, Stano ka konfirmuar se ai vetëm do të deklarohet para gazetarëve, dhe nuk mund të kërkohen sqarime shtesë.

“Kur ky nivel i takimit të Lartë të përfundojë, përfaqësuesi i Lartë do të dalë këtu dhe do të flasë. Nuk do të jetë konferencë për media dhe gazetarët nuk do të kenë mundësi që të bëjnë pyetje e të marrin sqarime shtesë.” – tha ai.

Tutje, Stano shtoi: “Pra, vetëm deklarim, nuk ka pyetje, çdo gjë do të jetë në gjuhën angleze.”

Veç kësaj, Stano nuk pranoi të japë kurrfarë informacioni rreth takimit, duke i paralajmëruar fillimisht gazetarët për këtë.

“Do t’ua kursej energjinë, mos më pyesni pyetje rreth përmbajtjes, nuk do të tregoj asgjë.” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme