Raportohet për dorëheqje, në LDK heshtje - NACIONALE

Raportohet për dorëheqje, në LDK heshtje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjatë ditës se sotme është raportuar për disa dorëheqje në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Duke u thirrur në burimet e tyre, mediat kanë raportuar se nga pozitat e tyre kanë dhënë dorëheqje nënkryetarja e kësaj partie, Shqipe Mjekiqi dhe zëdhënësja Sibel Halimi.

Gazeta Nacionale ka tentuar t`i kontaktojë zyrtaret në fjalë, por kontakti me to ka qenë i pamundur.

Edhe në Lidhjen Demokratike të Kosovës ka dominua heshtja për këtë çështje.

Gazeta ka tentuar të marrë një qëndrim nga zyrtarët e lartë të kësaj partie, por edhe ata kanë qenë të pa qasshëm.

Lajme të ngjashme