Raportohet për bastisje të madhe në Burgun e Sigurisë së Lartë
Një bastistje e madhe raportohet se ka ndodhur të premten mbrëma në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz.
Portali “Dukagjini” duke cituar burime raporton se janë gjetur telefona të disa të burgosurve.
Pjesë në aksion kanë marrë njësiti Antidrogë i policisë, njësitet K9 dhe antieksplozivë.
Po ashtu, të pranishëm kanë qenë edhe kryeprokurori i Prishtinë, një prokuror tjetër dhe njësitet e Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Shërbimi Korrektues i Kosovës nuk ka kthyer përgjigje në lidhje me këto raportime, sipas mediumit.