Raportimi ekskluziv i Nacionales për ‘gjahun’ e pushtetit ndaj hetuesve: Qalaj me emra - NACIONALE

Raportimi ekskluziv i Nacionales për ‘gjahun’ e pushtetit ndaj hetuesve: Qalaj me emra

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka thënë se Qeveria po bën presion ndaj prokurorëve dhe hetuesve që po hetojnë rastet e dyshimta për korrupsion. Referuar edhe raportimit ekskluziv të Nacionales, Qalaj tha:

“Cila është qasja e qeverisë ndaj prokurorëve që po hetojnë rastet e dyshimta të korrupsionit.

Duke i thënë që prokuroria po na i ndërsen policët hetues dhe po na i dërgon te zyret e ministrave të ndryshëm.

Kur është bërë publike dhe dihet largimi i Shemsi Hazirit nga Task Forc anti-korrupsion dhe zvogëlimi i kësaj Task Force, me pesë policë më pak, presioni që po iu bëhet policëve që janë detyruar të largohen dhe po detyrohen të largohen.

Mos harroni që deri tani, janë detyruar të largohen toger Naser Bajra, Blerim Gashi, Ekrem Ferati, polic Fadil Gashi, edhe 10 të tjerë kanë bërë kërkesë të largohen për shkak të presionit.

Shefi i ri ka vendosë një njësi prej 30 vetëve, që të gjithë shefat e njësisë të jenë nga vendbanimi ku është edhe ministri”, tha Qalaj.

-Major Besim Berisha, shef i njësisë

-Kapitetn Blerim Sylejmani

-toger Agron Avdullahu

-Rreshter Avni Reçica

-Rreshtet Fitim Kastrati

-Toger Ridvan Obertinca

-Rreshtet Vehbi Zabërgja

Të gjithë nga Podujeva, nuk ka të keqe kurrgjë nëse ishin shpërnda nëpër njësi, por në një njësi, të gjithë të jenë prej të njëjtit vend, atëherë ësht dicka.

Lajme të ngjashme