Raporti i Progresit lavdëron Agjencia për Informim dhe Privatësi: Ka punuar në mënyrë të pavarur dhe efikase
Raporti i Komisionit Evropian për vitin 2024 ka lavdëruar e Agjencinë për Informim dhe Privatësi.
Raporti ka vlerësuar se kjo agjenci ka punuar në mënyrë të pavarur dhe efikase.
Sipas raportit në fjalë, ligjet në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale janë në përputhje me BE-në.
Ndër të tjera, në raport është thënë se Agjencia për Informim dhe Privatësi ka miratuar aktet nënligjore dhe ka rritur kapacitetet e personelit.
Po ashtu, raporti ka bërë me dije se vendimet e Agjencisë ka shënuar përmirësim.
