“Ranë përgjimet, u anulua seanca”, Kica-Xhelili thotë se deputetët e VV-së e “dështuan” qëllimisht seancën - NACIONALE

“Ranë përgjimet, u anulua seanca”, Kica-Xhelili thotë se deputetët e VV-së e “dështuan” qëllimisht seancën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka shkruar në Facebook se deputetët e VV-së nuk e bën kuorumin qëllimshëm. Sipaas saj seanca dështoi sepse ata nuk ishin gati të përballeshin me audio-inçizimet të cilat i publikoi Gazeta Nacionale.

Audiot e shpërfaqin dyshimin se u krye krim me rezervat shtetërore. Sepse vaji i porositur nga Polonia nuk erdhi asnjëherë në Kosovë.

Shkrimi i deputetës”

“Ranë përgjimet, u anulua seanca. Deputetët e VV që “stoikisht” mblidhen për seanca, sot qëllimshëm nuk e bënë kuorumin të papërgatitur të ballafaqohen me audio inçizimet.

SHkojeni vet!”

Lajme të ngjashme