Ramosaj për tokat e Manastirit të Deçanit: Për momentin s’mundem me folë se jam t’u vozitë
Pak më parë në mbledhen e Qeverisë së Kosovës, kryeministri Albin Kurti njoftoi se i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale të Kosovës që t’ia ndajë tokën Manastirit të Deçanit, ashtu siç ishte vendosur nga Gjykata Kushtetuese.
Bashkim Ramosaj, kryetar i Komunës së Deçanit, nuk e ka komentuar këtë deklaratë të Kurtit. Në një përgjigje për Expressin, Ramosaj është arsyetuar se është duke vozitur.
“Për momentin nuk mundem me fol se jam tu vozit”, ka deklaruar Ramosaj, i cili raportohet se e ka ndalur telefonin pasi iu kërkua të komentonte deklarimin e Kurtit.