Ramiz Lladrovci: Politika kërkon guxim për të përballuar “hapat e hidhur” - NACIONALE

Ramiz Lladrovci: Politika kërkon guxim për të përballuar “hapat e hidhur”

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar me një reflektim politik, duke theksuar se në politikë jo gjithmonë merren vendime të lehta apo të pëlqyeshme.

Sipas Lladrovcit, në rrugëtimin politik shpeshherë është e domosdoshme të “kapërdihet hapi i hidhur”, por sfida kryesore është që politikanët të mos mësohen me këto hapa dhe t’i shmangen përgjithmonë përgjegjësisë. Ai kritikon ata që, siç shprehet, janë alergjikë ndaj vendimeve të vështira dhe kërkojnë vetëm “hapa të ëmbël”.

“Hapat e ëmbël nuk sjellin çdo herë shërim”, ka theksuar Lladrovci, duke nënvizuar se vendimet e guximshme, edhe kur janë të vështira apo të papëlqyeshme, shpesh janë të nevojshme për të mirën e përgjithshme dhe për shërimin e problemeve në shoqëri.

Lajme të ngjashme