Ramadani thotë se fjala Zajednicë përmendet në Marrëveshjen e Ohrit, mbretëron në qendër të Aneksit - NACIONALE

Ramadani thotë se fjala Zajednicë përmendet në Marrëveshjen e Ohrit, mbretëron në qendër të Aneksit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Politologu Shkodran Ramadani ka komentuar në lidhje me termin e Asociacionit dhe Marrëveshjen e Ohrit.

Ndërsa akoma po thuhet që në marrëveshje nuk gjendet fjala Asociacion, Ramadani ka thënë se është duke u argëtuar me atë që ai e ka quajtur “gjimnastikë gjuhësore”,

“Nuk mund të mos argëtohem me gjimnastikën më të fundit gjuhësore që po kryejnë autorët e marrëveshjes së turpshme në Ohër. Ata thonë se fjala "Asociacion" nuk gjendet askund në marrëveshje, duke u munduar ta fshehin faktin që në pikën 7 të marrëveshjes bën rehati shprehja “Komuniteti Serb”,"- ka thënë ai.

Duke e përkthyer fjalën “Srpske Zajednica”, e kemi parë që kuptimi i fjalës “Zajednicë” edhe në gjuhën angleze është “Community”, që në shqip do të thotë “Komunitet”

“Në serbisht përkthehet “Srpske Zajednica” dhe në çirilica shkruhet "Српска ЗАЈЕДНИЦА". Saktësisht e njëjta shprehje famëkeqe të cilën Albin Kurti me shpurën e vet e përdorën për t'ua mbushur shqiptarëve zemrat me urrejtje dhe mendjet me gënjeshtra,”-ka shkruar më tej ai.

Ramadani tutje ka thënë se kjo “Zajednicë” është përdorur për të përçarë shoqërinë, e tani mbretëron në qendër të Aneksit të Marrëveshjes së Ohrit.

“E sot, kjo Zajednicë që është përdorur nga Partia Vetëmenaxhimosje për të përçarë shoqërinë, për të anatemuar rivalët politikë dhe për të mashtruar votuesit, mbretëron në qendër të Aneksit të Zbatimit që ka 10 pika dhe që nuk ka njohje,”- ka përfunduar ai.

Lajme të ngjashme