Ramadani: Dikur lara-lara, tash kërkojnë respektim të flamurit - NACIONALE

Ramadani: Dikur lara-lara, tash kërkojnë respektim të flamurit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Politologu, Shkodran Ramadani ka komentuar deklaratën e disa ministrave të Qeverisë së Kosovës, ku këta të fundit pas situatës në Veriun e Kosovës kanë shkruar “Rrnoftë Kosova Republikë”.

Ramadani përmes një postimi në Facebook ka shkruar se këtë mbi shkrim janë duke e shpërndarë disa persona që deri dje kanë thënë se nuk mundemi me ece përparen me flamurin lara-lara.

Po thojnë "Rrnoftë Kosova Republike" ata që deri dje kane thane "Poshtë Republika e Kosovës me flamurin e Hashim Thaçit dhe Kosova Petrollit. Nuk mundemi kurrsesi me ece përpara me atë flamurin lara-lara." E more sharlatana, a po e shihni që mbrojtja e shtetësisë dhe simboleve të Kosovës gjithmonë ka qenë në shërbim të interesit kombëtar? Çka ndërroi tash? Veç pse erdhët në pushtet ia niset me dashtë shtetin edhe simbolet e tij a?”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme