Ramadani parashikon: Vështirë të ketë qeveri para qershorit
Opinionisti Burim Ramadani, në dritën aktuale të zvarritjeve nga ish-pushteti për të proceduar me formim të institucioneve, lexon se “vështirë” të ketë qeveri të re para qershorit.
Postimi i Ramadanit:
Para Qershorit vështirë të ketë Qeveri të re.
Partia që doli e para, VV, nuk e ka shumicën parlamentare. Përndryshe, të martën apo edhe sot do të konstituohej Kuvend.
Por, thjesht nuk e ka shumicën! Prandaj, po e bllokon!
Sipas trendit, të paralajmëruar qysh më 11 shkurt (dy ditë pas zgjedhjeve), mundësia reale për qeverinë e ardhshme është diku kah qershori.
Deri atëherë, mandatari i parë (VV) do të dështojë të formojë qeverinë dhe pastaj mandatari i dytë do të procedojë!