Ramadani: Kurti e pranoi se qasja e tij ishte në shërbim të themelimit të Zajednicës - NACIONALE

Ramadani: Kurti e pranoi se qasja e tij ishte në shërbim të themelimit të Zajednicës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Politologu Shkodran Ramadani ka komentuar fjalimin e sotëm të kryeministrit Kurti në Kuvend të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës u shpreh në Kuvend se strategjia e tij qeverisëse për dialogun kishte kërkuar garantimin e zbatimit të marrëveshjeve të arritura nga viti 2011.

Ramadani e sheh këtë qëndrim të Kurtit si një qasje në dialog që ishte “në shërbim të themelimit të Zajednicës.”

“Nuk mund ta shpallësh urgjencë kombëtare dhe imperativ shtetëror zbatimin e atyre marrëveshjeve dhe në fund të ankohesh pse partnerët tanë po insistojnë në Zajednicë.” – u shpreh z. Ramadani.

Kujtojmë se kryeministri Kurti kishte premtuar rishikimin e të gjitha marrëveshjeve në të kaluarën, por një gjë të tillë nuk e kishte bërë.

Lajme të ngjashme