Ramadani: Kur je qesharak, i dobët e i pavendosur nuk mundesh me i fitu as betejat e vogla
Politologu Shkodran Ramadani, ka përmendur delegacionin e Kosovës në Rambuje që i kishte siguruar bombardimet e Serbisë dhe i kishte hapur rrugë çalimit të vendit, si dhe delegacionin kosovar në Vjenë që kishte siguruar pavarësinë e Kosovës.
Ndryshe këtyre dy delegacioneve, sipas Ramadanit, delegacioni i Kosovës në Bruksel nuk po mundet të i heq targat e serbëve pa i prishur raportet me Amerikën dhe Bashkimin Evropian.
“Viti 1999. Delegacioni kosovar në Rambuje siguron bombardimin e Serbisë, që i hapë rrugë çlirimit të Kosovës. Viti 2007. Delegacioni kosovar në Vjenë siguron pavarësinë e Kosovës. Viti 2022. Delegacioni kosovar në Bruksel nuk mundet as disa tablla të kerreve të serbëve me i heke, pa u prishe me Amerikë e me BE”, ka shkruar ai.
Ramadani tutje ka shkruar se kjo ndodh kur je qesharak, i dobët dhe i pavendosur.
“Çfarë dallimi. Kështu është kur je qesharak, i dobët e i pavendost. Nuk mundesh me fitu as në betejat ma të vogla. Se për të mëdhajat as nuk diskutohet. Ato tjetërkush i ka siguru, ani pse dikujt çlirimi, pavarësia e shteti nuk i kane pëlqyer", ka shkruar tutje Ramadani.