Ramadani i VV-së përmend Ligjin për KPM-në si zgjidhje: Sulmet ndaj mediave i quan "keqkuptimet" e "problemet e kota" - NACIONALE

Ramadani i VV-së përmend Ligjin për KPM-në si zgjidhje: Sulmet ndaj mediave i quan "keqkuptimet" e "problemet e kota"

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i VV-së, Valon Ramadani, ka sulmuar mediat duke përmendur Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave, i cili po ashtu është kritikuar se është sulm mbi lirinë e mediave.

Ramandani beson se ligji do të zgjidhte problemet, teksa ka thënë se zvarritja e Ligjit po i konvenon “disave”.

Për të mos ardhur në situata të këtilla e për të mos u ngritur këso dilemash, është tejet e rëndësishme që sa më parë Ligji për KPM-në të futet në fuqi. Aty trajtohen edhe transparenca financiare edhe dezinformimi edhe pronarët përfitues. Por ja që disave po u konvenon të zvarritet ky proces e që ligji të endet fillimisht nëpër Gjykatën Kushtetuese.” – ka shkruar ai.

Tutje, ai ka thënë se veç me Ligjin për KPM-në mund të largohen “keqkuptimet, keqinterpretimet, problemet e kota”.

“T’i largojmë keqkuptimet, keqinterpretimet, problemet e kota. Të bëjmë transparencë financiare sa më shpejt dhe sa më mirë, me ligjin e ri të KPM-së. Konfuzioni dhe mungesa e transparencës financiare i intereson vetëm atyre që nuk duan zhvillim dhe forcim të medias kosovare dhe të vetë Kosovës.” – ka shkruar ai në Facebook.

Lajme të ngjashme