Ramabaja e quan LDK-në e Rugovës “kastë snobësh”, atë të Abdixhikut e akuzon për krizë të thellë morale - NACIONALE

Ramabaja e quan LDK-në e Rugovës “kastë snobësh”, atë të Abdixhikut e akuzon për krizë të thellë morale

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sadri Ramabaja, analist në RTV Dukagjini dhe aktivist i VV-së, ka shkruar një shkrim të gjatë për Lidhjen Demokratike të Kosovës, e cila u themelua para 35 vitesh me në krye Ibrahim Rugovën, njeriun që konsiderohet shpesh si “babai i pavarësisë së Kosovës”.

Megjithatë, LDK-në e udhëhequr nga Rugova dhe intelektualë të ndryshëm si Anton Çetta, Dervish Rozhaja, Milazim Krasniqi, Ramiz Kelmendi e të tjerë e ka quajtur si “kastë snobësh”.

“LDK-ja hyn në histori si forca dominuese politike në Kosovën e Apart’heidit që ushtroi Serbia në dekadën e fundit të shekullit 20-të. Ishte krijuar një lloj imazhi se ajo ishte forcë politike që drejtohej nga një qerthull intelektualësh me begraund politik nacional, të veshur me petkun e liberalëve modern! Por fillimi i rezistenëcs së armatosur dhe dalja në skenë e UÇK-së i dha fund epokës së rritës të LDK-së dhe atij qerthulli intelektualësh snob në politikë, që edhe sot e kësaj dite vazhdojnë të tallen me intelegjencien e një populli të tërë. Jo rastësisht politikat që kishte promovuar ajo kastë snobësh, Arbër Xhaferi me të drejtë do t’i cilësonte si produkt i piramidës së vetmashtrimit” – ka shkruar ai.

Ndërsa Ramabaja ka shkruar se LDK-ja, që tash udhëhiqet nga Lumir Abdixhiku, është në krizë të thellë morale.

“Lavjerrësi i rënies permanente të LDK-së në historikun e saj aktiv politik të pas çlirimit, me theks pas vdekjes së liderit të saj Ibrahim Rugova, ka marrë tatpjetën. Në zjedhjet e fundit ajo u rendit si forca e tretë politike në vend, me një distancë të ndjeshme nga forca e dytë [PDK-ja] dhe tejet të thellë nga forca e parë – LVV-ja. LDK-ja vazhdon të jetë në krizë të thellë morale, pavarësisht historisë së mitizuar” – ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme