Ramabaja e komenton arrestimin e Radojiçiqit, i përmend akrepin, bretkosën, Ezopin e Qosiqin - NACIONALE

Ramabaja e komenton arrestimin e Radojiçiqit, i përmend akrepin, bretkosën, Ezopin e Qosiqin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sadri Ramabaja, analist dhe aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, ka komentuar ndalimin për 48-orësh të Milan Radojiçiqit, ish-nënkryetarit të Listës Serbe, që e pranoi se e udhëhoqi sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Në shkrimin e tij, Ramabaja shkruan se Serbia po e vazhdon talljen me Perëndimin. Ramabaja ka përmendur një fabulë të njohur që i atribuohet Ezopit, tregimtarit grek, rreth akrepit dhe bretkosës.

Në këtë shkrim të shkurtër, Ramabaja ka përmendur edhe Dobrica Qosiçiqin, akademikun serb, që njihet për qëndrime kundër shqiptarëve dhe për avokimin e ndarjes së Kosovës mes Serbisë dhe Shqipërisë.

“Serbia vazhdon talljen me perendimin...

Për ironi, mund të konstatojmë me hidhërim se,një lagje e diplomatëve perëndimorë padyshim nuk e kanë lexuar ende fabulën e Ezopit për akrepin dhe bretkosën! Madje, me gjasë, as postulatin e Dobrica Qosiçit mbi gënjeshtrën si virtyt serb. Përndryshe ata do të dinin më shumë për mentalitetin serb.” – shkroi ai.

Lajme të ngjashme