Rama uron 8 marsin, nga ky vit premton përkrahje për nënat
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar gratë me rastin e festës së 8 marsit.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se do të përkrahin nënat edhe në aspektin financiar.
Sipas tij, nënave të papunë me tre e më shumë fëmijë do tu paguhen sigurimet shëndetësore nga shteti.
“MIRËMËNGJES❤ Gëzuar "8 Marsin" me risinë që këtë vit e në vijim nënave të papuna me tre e më shumë fëmijë, sigurimet shoqërore e shëndetësore u paguhen nga shteti pas Këshillimit Kombëtar, ku shumica dhanë pëlqimin e tyre për këtë risi”, ka shkruar Rama.
