Rama thotë se vrasësit e protestuesve të 21 janarit janë ende të lirë - NACIONALE

Rama thotë se vrasësit e protestuesve të 21 janarit janë ende të lirë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pak qaste para fillimit të protestës së opozitës, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ia ka kujtuar Sali Berishës vrasjet e 21 janarit.

Përmes në video-mesazhi, ai ka thënë se autorët e këtyre vrasjeve janë ende të lirë.

A KA MË KU TË RRIJË që teksa së fundmi, doli edhe një tjetër material, autentik, brutalisht rrënqethës, për vrasjen me paramendim dhe gjakakullsi kriminale, me pushkët e shtetit, të katër qytetarëve të pafajshëm, të paarmatosur, të parrezikshëm për askënd, vrasësit e tyre vazhdojnë jo vetëm të enden të lirë, po luajnë edhe role nga më të rëndësishmet në jetën e vendit?!”, ka thënë Rama.

Ai ka vlerësuar se Shqipëria demokratike është i vetmi vend ku është hapur zjarr luftarak mbi turmë.

Zjarr luftarak vdekjeprurës i pahetuar, i pagjykuar dhe sigurisht i pandëshkuar prej 12 vjetësh! Një proces farsë mbi këtë krim shtetëror të paparë e të padëgjuar në historinë e Europës, anashkaloi totalisht të vërtetën ulëritëse të një vrasjeje me paramendim, madje të paralajmëruar e të papranuar me arrogancën më poshtëruese nga urdhëruesit”, është shprehur Rama.

Këto deklarime, ai i ka bërë pak qaste para se të fillon protesta e opozitë, e cila është parapar të mbahet para kryeministrit.

Lajme të ngjashme