Rama thotë se tensionet në veri tregojnë pse Kosova duhet t'i bashkohet Ballkanit të Hapur - NACIONALE

Rama thotë se tensionet në veri tregojnë pse Kosova duhet t'i bashkohet Ballkanit të Hapur

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se situata në veri të Kosovës është një arsye se pse Kosova duhet të bashkohet në Ballkanin e Hapur.

Rama përgëzoi kryeministrin Kurti për dëgjimin e ndërkombëtareve dhe për shtyerjen e vendimit.

Ngjarja e djeshme është pasqyrë e vështirësisë së thellë në këtë marrëdhënie, por zbatimi i marrëveshjes së dakordësuar në Bruksel është e drejtë dhe detyrë e Kosovës dhe e mbështes 100 për qind qeverinë e Kosovës, ashtu sikundër e përgëzoj kryeministrin Kurti për sensin e vetëpërmbajtjes dhe dëgjimin e aleatëve që sugjeruan një shtyrje. Këto situata nuk tregojnë që qasja jonë ndaj Serbisë dhe politika e afrimit dhe dialogut është e gabuar. Këto situata tregojnë pikërisht pse ne kemi nevojë për këtë. Këto situata tregojnë pikërisht pse duhet Ballkani i Hapur dhe pse Kosova duhet të vijë dhe të ulet në Ballkanin e Hapur. Këto situata tregojnë që ka dy rrugë, rruga e kthimit mbrapa dhe luftës nga e cila nuk fiton më askush dhe rruga tjetër është ndërtimi i paqes. Unë jam me të parën dhe as mos prisni që unë të kem një opinion tjetër”, ka thënë Rama në konferencë për media me kryeministrin e Spanjës.

Lajme të ngjashme