Rama sërish kërkon lirimin e tre policëve: Mbajtja e tyre, e pajustifikueshme dhe e papranueshme - NACIONALE

Rama sërish kërkon lirimin e tre policëve: Mbajtja e tyre, e pajustifikueshme dhe e papranueshme

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, ka disa ditë që po e rithekson nevojën për lirimin e tre policëve të Kosovës të kidnapuar nga Serbia. Dje përmes një cicërime, ndërsa edhe sot Rama nuk ka harruar të përmend këtë çështje mjaft serioze.

Në një konferencë për media, Rama vlerësoi se mbajtja e policëve në burg, është e pajustifikueshme dhe e papranueshme.

“Mbajtja e tyre me ditë të tëra në burg është e pajustifikueshme dhe e papranueshme ndërsa përpjekja për ta mbuluar këtë lajthitje shtetërore për mbajtjen pa asnjë të drejtë të tre policëve të huaj në burgun e një shteti tjetër, duke ngritur zërin për arrestimet në veri nga forcat policore të Kosovës ëhstë shqetësuese sepse shtetet demorkatike nuk i përgigjen kurrë në mënyrë simetrike shkeljeve të pretenduara të të drejtave të bashkëkombasve të një shteti tjetër. Nëse serbia ka pretendime për arrestime arbitrare në veri të Kosovës, këto nuk argumentohen duke mbajtur peng tre policë shqiptarë ne Serbi por duke bashkëpunuar me faktorin ndërkombëtar dhe mbi të gjitha duke vepruar konkretisht aty ku është edhe origjina e kësaj problematike që është marrëdhënia që duhet normalizuar, që është marrëveshja që duhet finalizuar.“, tha Rama.

Lajme të ngjashme