Rama publikon fotografi nga Davosi me krejt liderët (edhe Kurti), por mungon Vuçiqi - NACIONALE

Rama publikon fotografi nga Davosi me krejt liderët (edhe Kurti), por mungon Vuçiqi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar disa fotografi nga samiti në Davos të Zvicrës.

Temë e këtij takimi ka qenë “Dialogu në Ballkanin Perëndimor”.

Në këto fotografi, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është parë afër atij të Shqipërisë, Edi Rama.

Po ashtu, në foto shihet edhe kryeministrit i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski teksa presidenti i Serbisë nuk është parë në këtë bashkëbisedim.

Gjithashtu në bashkëbisedim ka marrë pjesë edhe emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak

Davos, Zvicër - Bashkëbisedimi “Dialogu në Ballkanin Perëndimor.” – ka shkruar Rama në Facebook.

Shënim: Në fakt, presidenti Aleksandër Vuçiq del se ka qenë në këtë dhomë por i vendosur krejtësisht në fund dhe nuk dukej fare në fotografi.

Lajme të ngjashme