Rama për Festivalin e Këngës në RTK: Mund të bëhet, e realizuam
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkruar në lidhje me Festivalin e Këngës në RTK, i cili përfundoi këtë të dielë. Festivali i cili u udhëhoq nga Adi Krasta e Besim Dina, u mbajt për tre netë rradhazi, në ambientet e Pallatit të Rinisë.
“Mund të bëhet, e realizuam”, ka shkruar ndër të tjera Rama.
E plotë:
Mund të bëhet, e realizuam.
Falënderoj të gjithë të angazhuarit për punën e palodhur që salla e djegur e Pallatit të Rinisë të kthehet në një skenë të madhe e të magjishme të Festivalit të Këngës në RTK.