Rama nisët drejt Hagës për të takuar Thaçin: Uroj që viti i ardhshëm të jetë viti i mbylljes së perdes së këtij teatri absurd - NACIONALE

Rama nisët drejt Hagës për të takuar Thaçin: Uroj që viti i ardhshëm të jetë viti i mbylljes së perdes së këtij teatri absurd

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është nisur për në Hagë për të takuar ish-presidentin Hashim Thaçi.

Në një lidhje “live’ në rrjetet e tij sociale, ai ka vazhduar me kritikat ndaj Gjykatës Speciale.

Ai ka treguar për shkeljet e standardeve dhe të drejtave të njeriut nga kjo gjykatë.

“Jam rrugës për në Hagë ku do të takojë pas disa kohësh tani më nga takimi mëpasshëm, komandantin e UÇK, presidentin e Kosovës, i cili u mor nga zyra e tij dhe mbahet peng prej tanimë vitesh në një qeli dritësie ndërkombëtare për turpin e madh të gjithë atyre që e sponzorizuan atë lloj drejtësie, ku shkelje e të gjitha standardeve, shkeljet të drejtëve të njeriut, shkeljet e të gjitha normave të procesit të gjitha normave janë e vetmja normë që ka karakterizuar këtë farsë, ku ende pa u dënuar një president i zgjedhur demokratikisht nga populli, së bashku me tre bashkëluftëtarë mbahen mbyllur”, ka thënë ai.

Ai është shprehur optimist për mbylljen e këtij procesi.

“Tani që ka mbaruar ekspozeja e pseudo-provave të akuzës dhe që ka mbaruar parada e dëshmitarëve qesharake të sjell në sallën e drejtësie ndërkombëtare nga akuza si dhe kanë mbaruar dëshmitë tejet serioze të dëshmitrëve të mbrojtjes pritet vendimi. Uroj, shpresoj, lutem që viti i ardhshëm të jetë viti i mbylljes së paradites së këtij teatri absurd të drejtësisë ndërkombëtare dhe i daljes nga izolimi brutal i Hashim Thaçit dh tre bashkëluftëtarëve të tij. Uroj dhe shpresoj që vendet demokratike që sponzorizojnë këtë gjykatë të reflektojnë mbi standardet e ulëta, mbi nivelin shumë nën vijat e kuqe të një drejtësi demokratike të gjithë kësaj që prej vitesh po ndodh me njerëzit, të cilët të vetmin faj kanë se u rebelua ndja një regjimi satrap”, ka thënë Rama.

Lajme të ngjashme